Anceloti refuzon PSG

13/11/2011 16:40

Karlo Ançeloti nuk do të ulet në pankinën e Paris Sën Zhermen. Lajmi bëhet publik nga media franceze, sipas së cilës ish-trajneri i Milanit dhe Çelsit e ka refuzuar ofertën e bërë nga drejtuesit e klubit parizien.

Për momentin Ançeloti nuk ka asnjë skuadër dhe kohët e fundit ai shfaqi dëshirën për t’u rikthyer në pankinë. Javët e fundit, u përfol shumë për mundësinë e transferimit të tij te Paris Sën Zhermen, pasi u takua edhe me drejtorin e përgjithshëm të kësaj skuadre, Leonardo.

Megjithatë kontrata e majme e ofruar nga Paris Sën Zhermen nuk e bindi shumë 52 vjecarin, i cili mesa duket dëshiron që drejtojë një tjetër klub të Premier Ligës.

Ky lajm është një lehtësim për trajnerin aktual të Paris Sën Zhermen, Antuan Kombuarè, pozicioni i te cilit u vu në dyshim kohët e fundit.

Top Channel