" /> ">

Në Kosovë u përurua te shtunen segmenti i parë i autostradës “Ibrahim Rugova”,
pjesë e Rrugës së Kombit. Ceremonia ka mbledhur së bashku në kufirin mes
Kosovës dhe Shqipërisë, aty ku nisin edhe kilometrat e parë,
presidenten e Kosoves Atifete Jahjaga dhe dy kryeministrat Hashim Thaci
dhe Sali Berisha.

Në fjalën e saj presidentja Jahjaga shprehu kënaqësinë për ndërtimin e rrugës, e cila bashkon popujt dhe shtetet, si dhe është funksion të zhvillimit ekonomik.

“Rruga Durrës-Prishtinë shkurton distancat dhe i krijon Kosovës afërsi me detin Adriatik e Jon.Përgjegjësia dhe përkushtimi i institucioneve, sakrifica e qytetarëve krijoi mundësinë për lidhjen e Kosovës me vendet evropiane. Falë kësaj rruge, popujt dhe vendet do të afrohen dhe do të bashkëpunojnë”, tha Jahjaga.

Kryeministri Sali Berisha deklaron se kjo rrugë bashkon shqiptarët dhe është realizim i idealeve të të parëve, që sakrifikuan për të bërë Shqipërinë e pavarur dhe Kosovën të lirë dhe të pavarur.

“Nderim burrit mendjendritur të idealit shqiptar profesor Ibrahim Rugovës. Kosova në më pak se tre vjet i dhuron qytetarëve të saj, kombit shqiptar, një kryevepër. Autostrada që ndërtohet është rruga e së ardhmes së Kosovës”, tha Berisha.

Ndersa kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci deklaroi se kjo autostrade eshte realizim i endrres se kahershme.

“Kjo eshte autostrada e jetes se re, ne sherbim te te gjithe qytetareve, jo vetem te Shqiperise e Kosoves, por edhe te rajonit dhe Evropes. Ky eshte projekti i Kosoves se re, projekti qe i ka munguar Kosoves e rajonit. Ky eshte projekti me i madh dhe me modern ne historine tone, eshte civilizim dhe emancipim qe ndan boten e re nga e vjetra; ky eshte nje projekt i shekullit te ri, i lirise, pavaresise, projekti i evropianeve te rinj”, tha Thaci.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe senatori amerikan Eliot Engel.

“Kjo rruge sic tha dhe Presidentja e sjell Kosoven ne zemer te Europes. Ne kohen kur te tjeret po mbyllin kufijte e tyre, Kosova po i hap dhe po behet pjese shume e rendesishme e Europes”, tha Engel.

Ndërsa ambasadori amerikan Dell u shpreh: “Mendoj se eshte gjeja e duhur qe kjo rruge te quhet Ibrahim Rugova, rruga e kombit, por shpresoj ta quani dhe Rruga e Shpreses”.

Kjo pjesë e autostradës që u perurua ka një gjatësi prej 38 kilometrash. Vlera e saj mësohet të jetë në 331 milionë euro. Me një gjerësi prej 28 metrash segmenti fillon në pikën kufitare të Vërmicës që lidh Kosoven me Shqiperinë dhe daljen e ka në Sllapuzhan të Suharekës, aty ku dhe lidhet me rrugen ekzistuese Prizren- Prishtinë.

Hapja e këtij segmenti shkurton distancat mes Prishtinës dhe Tiranës pasi shmang një pjesë të rrugës së vjetër ku shpejtësiae lejuar është shumë e vogël dhe ku ka shpesh ngarkesa në trafik.  E gjithë autostrada Vermicë-Merdare do të ketë një gjatësi prej 102.8km. Shpejtesia e lejuar është 120km/ore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA