Turqi, lirohen pengjet e marrë në një traget

12/11/2011 09:00

Pas thuajse 12 orësh përfundoi drama e 24 pasagjereve dhe ekuipazhit të
tragetit “Kartepe”, që u mor peng larg brigjeve lindore të Stambollit,
në Turqi. Komandot e anti-terrorizmit ekzektuan pengmarresin e vetem, qe
besohet se i përket Partisë së Punëtoreve të Kurdistanit.

Gjithcka nisi në gjirin e Izmitit, qytet buze detit Marmara, 90 km ne Lindje te Stambollit. Trageti po udhetonte nga izmit ne Golcuk kur u mor peng rreth ores 17.45 minuta me oren lokale. Në bordin e tij ndodheshin 18 pasagjere dhe gjashtë pjesëtare të ekuipazhit.

CNN turk raportoi se pengmarresi synonte ta conte tragetin në afersi të ishullit Imrali në Detin Marmara, ku është burgosur Lideri i Partisë së Punetoreve te Kurdistanit, Abdullah Ocalah, prej vitit 1999. Tre anije te rojes bregdetare dhe nje helikopter u vune ne ndjekje te tragetit me nje kapacitet prej 400 pasagjeresh.

Guvernatori i Stambollit, Avni Mutlu tha se vendimi për të ndërhyrë u more ne orën 05.30 me orëns locale të se shtunës. “Fill pas nisjes së operacionit, trageti u vu shpejt nën kontrollin e forcave të sigurisë dhe pengmarrësi u vra. U duk qartë që pengmarresi ishte anëtar i një grupi terrorist, qe ka lidhje me nje grup militant kurd”.

Ai gjithashtu foli për zbulimin e një mekanizmi, të përbërë nga shishe dhe tela, e përhshkruar si bombë. Pengmarresi – rreth te 30-ve- nuk kishte ndonje arme tjeter.Një prej pasagjereve rrefeu se operacioni nuk zgjati më shumë se 10 minuta: “Nuk e pame të vrisnin pengmarresin, por degjuan tre të shtena armesh dhe me pas edhe tre të tjera”.

Militantet kurde jane aktive ne Turqi. Mbi 40 mije persona jane vrare gjate kryengritjes se Partise se Punetoreve te Kurdistanit, qe nisi ne vitin 1984.

Top Channel