Ndërmjetësi i Bashkimit Europian, Robert Cooper ka zhvilluar një vizitë të befasishme ditën e premte në Prishtinë ku ka patur takime me politikanët shqiptarë të Kosovës, vecanërisht me kryenegociatoren e palës kosovare në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri.
Në lidhje me takimin nuk ka patur asnjë informacion nga ana e zyrës së zv/kryeministres së Kosovës. Zonja Tahiri nga ana e saj, tha pas takimit të mbajtur në fshehtësi të plotë e larg mediave vendase, se zoti Cooper ka paraqitur një propozim në lidhje me manaxhimin e kufirit me Serbinë. Propozimi, sipas mediave kosovare, përmban manaxhimin e përbashkët të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë të vijës së tyre kufitare.
Lajmi i vizitës së Cooper është konfirmuar edhe nga Bashkimi Europian, që saktëson se vizita është ndërmarrë në kuadër të përgatitjeve për takimin e ardhshëm mes dy palëve.
Top Channel