Rivaliteti më Masën, Hamilton kërkon “paqe”

11/11/2011 15:00

Pas kontaktit të katërt sezonal në pistat e Formula 1, gjithkush mendonte se mes Ljuis Hemilton dhe Felipe Masës, do të kishte përgjithmonë një rivalitet që mund të shkatërronte makinat në cdo cast.

Por sinjali i parë i paqes vjen nga ish-kampioni i botës, që ka shmangur problemet në vijim. Në garën e fundit për Cmimin e Madh të Indisë, ishte incidenti i fundit mes dy pilotëve.

“Nuk kam folur me të dhe dua që të sqarojmë ngjarjet mes nesh. Por duhet të takohemi në mes të rrugës pasi dëshira për paqe nuk mund të vijë vetëm nga njëra anë. Edhe Masa duhet të bëjë të njëjtën gjë si unë”, tha Ljuis Hemilton që më pas kaloi në detaje.

“Kemi patur kontakte në pistë gjatë garave dhe provave, por unë nuk kam asnjë problem me Masën dhe kështu ka qenë gjithë sezonin. Nuk kam asnjë qëllim që të jem pranë tij në pistë, por dua të fitoj garën në Abu Dabi”, tha piloti anglez i MekLarenit.

Top Channel