Guardiola: Mourinho, trajneri më i mirë në botë

11/11/2011 15:40

Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës, është shprehur se Jose Mourinho është tekniku më i mirë në botë.

Këto deklarata të katalanasit janë bërë në Valencia në një intervistë të gjatë, ku Guardiola u pyet për shumë tema të nxehta.

“Nuk është e nevojshme të kesh qenë një futbollist i madh për të qenë një trajner i tillë. Shikoni Sacchi-n, i cili nuk ka luajtur ndonjëherë futboll dhe e ndryshoi rrënjësisht lojën. Kemi edhe rastin e Mourinho-s, i cili me shumë mundësi është trajneri më i mirë në botë”, theksoi Guardiola.

Përsa i përket lojtarit më të mirë në qarkullim, trajneri i Barcelonës nuk kishte dyshime: Leo Messi.

“Nuk shoh ndonjë lojtar tjetër aq të mirë sa Messi. Është i jashtëzakonshëm”, tha Guardiola.

Top Channel