Britani, në pranga 173 neo-fashistë

11/11/2011 18:55

Policia britanike arrestoi 173 persona, pjesë e një grupi neo-fashist që protestonte në rrugët e Londrës me thirrje raciste kundër të huajve.

Të ndaluarit mendohen se janë anëtarë të grupit neo-fashist, English Defence League, grup ekstremist i djathtë që propagandon në fshehtësi urrejtjen ndaj personave me ngjyrë dhe të huajve.

Mes personave të arrestuar, policia britanike thotë se është edhe i dyshuari si udhëheqës i kësaj organizate, Stephen Lenon.

Autoritetet ndërmorën operacionin nga frika se mos protesta, përshkallëzohej në dhunë në të njëjtën mënyrë si ajo e mbajtur nga emigrantë islamikë, 1 vit më parë, ku u dogjën disa parrulla dhe tabela, simbole të të rënëve të Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel