15-vjetori i “Mehr Licht”

11/11/2011 20:45

Edhe pse me një numër shumë të madh mediash, në Shqipëri ne mesin e një morie mediash, ajo letrare duhet. 

Mes shkrimtarëve e përkthyesve u kujtua 15-vjetori i krijimit të revistës letrare shqiptare “Mehr Licht”, e cila lindi në vitin 1996 me qëllimin kryesor: për t’i shërbyer letërsisë dhe kulturës kombëtare.

Krijuesja e kësaj reviste, përkthyesja e njohur e letërsisë hispanike, Mira Meksi tha se gjatë 15 vjetëve të jetës së saj “Mehr Licht” ia ka dalë të promovojë shkrimtarë dhe përkthyes letrarë shqiptarë; ajo është kthyer jo vetëm në një enciklopedi e letrave botërore dhe shqiptare, me një formacion të bollshëm për to dhe një ekspozitë për të gjithë produktin letrar jo fort të përfillur nga tregu i botimit privat.

Në këtë revistë kanë gjetur vend  letërsia e traditës, letërsia e shkruar në burgjet komuniste, letërsia e ndaluar nga regjimi komunist, por edhe për krijimet, idetë dhe eksperimentimet letrare të krijuesve të rinj dhe jo të tillë shqiptarë.

Ajo është munduar të nxisë, veç të tjerash, zhvillimin e gjinive letrare pak të lëvruara te ne aktualisht, siç janë eseja letrare dhe kritika letrare, të cilat përbëjnë një lëndë të rëndësishme të revistave letrare.

Në këtë ceremoni u bë edhe ndarja e sivjetshme e cmimit për te përvitshëm të Eseistikës dhe Kritikës letrare “Mehr Licht” i cili iu dha  Idlir Azizit për esenë: “Eksentriku shqiptar, ose pamundësia jonë politike për t’u tërhequr”.

Top Channel