Zelensky ngre alarmin: Koreja e Veriut do të dërgojë deri në 50 mijë trupa në Rusi
Autoritetet egjiptiane zgjodhën të mbyllnin Piramidën pranë qytetit të Kajros, pas përhapjes së lajmit se një grup do të kryente “rituale të vecanta” në orën 11:11 të ditës së premte, që përkonte edhe me datën 11/11/2011.
Lajmi mobilizoi të gjitha autoritetet, sidomos Ministrinë e Antikitetit, e cila ndërmori një fushatë të gjërë ndërgjegjësimi se asnjë lloj rituali nuk do të mbahej në këtë orë pranë Piramidës së Madhe.
Megjithatë, Ministri i Antikitetit, mori vendimin për mbylljen e piramidës deri në orët e mëngjesit të datës 12 nëntor.
Piramida e Madhe, gjendet mjaft pranë Kajro. Ajo është shtëpia e varrit të faraonit Khufu.
Zonat e tjera antike, që frekuentohen vazhdimisht nga turistët, mbetën të hapura, përfshirë këtu edhe sfinksin.
Top Channel