Revolucion femëror në Hollivud

10/11/2011 13:55

E para ishte Angelina Jolie, që me rolin e super-agjentes Evelyn Salt tregoi forcën e grave për të interpretuar në filma aksion.

Performanca e saj ishte mëse në lartësinë e duhur, saqë producentët menjëherë menduan për të bërë një episod të dytë mbi agjenten e dyfishtë.

Disa muaj më parë ishte aktorja me origjinë latine Zoey Saldana, që interpretoi një vrasëse të pamëshirshme kolumbiane në shërbim të një karteli droge.

Tani është radha e Gina Carano që do të lërë gjurmët e saj në zhanrin e filmave aksion të Hollivudit.

Emri me siguri nuk ju thotë gjë, por ajo është protagonistja e një filmi të tipit spiunazh-aksion, “Haywire”, që do të dalë në kinematë amerikane më 20 janar.

Carano, 29 vjec, e lindur në Teksas nga prindër italianë, është kampione e arteve marciale dhe ra në sytë e regjisorit të njohur Steven Soderbergh gjatë një turneu.

Regjisori “ra në dashuri” me lëvizjet luftarake të Carano dhe e zgjodhi atë për filmin e tij, edhe pse 29-vjecarja s’kishte asnjë eksperiencë përballë kameras.

Filmi bën fjalë për një ish-anëtare të forcave speciale, që pasi futet në kurth tenton të shpëtojë, e ndjekur nga një ushtri vrasësish profesionistë.

Në prodhimin e Soderbergh, i njohur për filmat “Trafic”, “Oceans Eleven”, etj, interpretojnë edhe aktorë të tjerë të njohur si Michael Douglas, Ewan McGregor dhe Antonio Banderas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA