Premierat botërore në Tiranë

10/11/2011 20:30

Për adhuruesit e kinemasë, premiera botërore nga kjo fundjavë në rrjetin Imperial.

“Immortals”, film mitologjik, fantastik dhe aksion. Teseu është zgjedhur nga Zotat për të udhëhequr njerëzimin në mbrojtje të rrezikut që kanoset nga Iperioni. Regjia Tarsem Singh.

Për ata që pëlqejnë gjini të tjera filmi, Altin Prifti, drejtori i përgjithshëm i “Imperial”, thekson: “Në sallat e rrjetit “Imperial” publiku do të gjejë mbi 10 filma që transmetohen paralelisht në të gjitha sallat. Zhanret janë nga më të ndryshmet: komedi, romancë, filma për fëmijë, aksion, horror, dramë, thriller, mister. Pra, gjithçka e mundshme gjendet brenda një jave.”

I gjinise komedi është filmi “Set Up” me Bruce Willis dhe këngëtarin 50 Cent, gjithmonë premierë këtë fundjavë.

Një grup miqsh përfshihen padashje në një vjedhje stolish me vlerë, ku rrezikojnë jetët. Regjia Mike Gunther.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA