Pilotët e F1 luajnë futboll

10/11/2011 18:35

Një ekip me pilotë të skuadrave të ndryshme të Formula 1, është shfaqur në një fushë futbolli në qytetin e Abu Dabit, për të zhvilluar një ndeshje futbolli për bamirësi.

Nën drejtimin e brazilianit të Ferrarit, Felipe Masa, që mbajti dhe shiritin e kapitenit, pilotë të tillë si Sergio Perez, Vitali Petrov dhe Liuci, argëtuan tifozët e pranishëm në stadium.

Në fushë ishin edhe pilotë të tjerë të rinj, që pritet të jenë e ardhmja e garave të Formula 1, si Julio Bianki, Stefano Koleti.

Skuadra u drejtua nga trajneri i njohur italian, Marcelo Lipi.

Top Channel