Pas gati 100 orësh negociatash, në mes të një kaosi shumëngjyrësh të politikës në vend, socialistët dhe konservatorët në Greqi, kanë zgjedhur kryeministrin e ri të qeverisë së unitetit kombetar.

Lukas Papadhimos, një figurë që gëzon respekt të padiskutueshëm në Greqi dhe jashtë, pasi ka marrë urdhërin nga presidenti i vendit për krijimin e qeverisë së re, ka deklaruar se garancia më e madhe për Greqinë është qendrimi i saj në zonën e euros dhe ka kërkuar nga të gjithë bashkëpunim, konsensus, mirëkuptim.

“Unë jam i bindur se pjesëmarrja e vendit në zonën e euros është një garanci për stabilitetin financiar, është një faktor për prosperitet ekonomik dhe pjesëmarrja e vendit në zonën e euros do të lehtësojë zhvillimin”, tha kryeministri i sapoemëruar, Papadhimos.

Lukas Papadhimos është njeriu që kontribuoi nga posti i guvernatorit të Bankës së Greqisë prej vitit 1994 deri në 2003, në futjen e vendit në zonën e euros. Tani është thirrur për ta mbajtur atë brenda kësaj hapësire. Jemi në një udhëkryq dhe ajo që do të bëjmë ka rëndësi vendimtare për fatet e vendit, ka theksuar ai.

“Qeveriae re është një qeveri kalimtare dhe ajo ka një detyrë të veçantë që për të kryer. Detyra kryesore është zbatimi i marrëveshjes së samitit të liderëve të eurozonës më 26 tetor 2011 dhe zbatimi i politikave ekonomike të lidhura me atë marrëveshje”, thekson Padhimos.

Papadhimos ka filluar pa humbur kohë të kontaktojë me personat e mundshëm që do të përbëjnë qeverinë e tij. Sipas mediave greke, Evangjelos Venizellos do të mbajë dy postet e tij, atë të zv/kryeministrit dhe të ministrit të Financave. Në skemën e re qeveritare thuhet se do të qendrojnë tre prej ministrave kryesorë të kabinetit të mëparshëm, ndërsa pjesa tjetër do të zëvendësohen me politikanë dhe teknokratë nga partia e Demokracisë së Re, apo edhe nga ajo e ultranacionalistëve.

Lukas Papadhimos do të betohet nesër, në datën 11, të muajit të 11, të vitit 2011, ndërsa vetë ai do të jetë edhe kryeministri i 11 i radhes në Greqi qysh prej diktatures së vitit 1974.

64-vjecari me studime të shkëlqyera në SHBA në degët e fizikës, inxhinierisë elektrike dhe shkencat  ekonomike ka një karrierë për të pasur zili, si në fushën akademike ashtu edhe në atë të sektorit bankar, me pikë kulmore atë të emërimit për 8 vjet në postin e zv/presidentit të BQE deri në vitin 2010.

Zgjedhje e shkëlqyer e Athinës për teknokratin e shquar dhe europianin e vërtetë, ka qenë një koment karakteristik i mediave të huaja.

Pas betimit qeveria e re do të duhet të marrë edhe votëbesimin e parlamentit, ndërkohë që shumica e deputetëve të dy partive më të mëdha të vendit është shprehur me superlativa për figurën e tij.

Kush është Papadhimos?


Prej kohesh Lukas Papadhimos ka qene nje nga emrat me te lakuar ne qarqet politke greke, per te drejtuar ekonomine e plagosur vendit.

Socialistet i kane afruar nje vend nderi ne listen e deputeteve te shtetit ne viitin 2009 dhe pas fitores se tyre dhe ardhjes se Papandreut ne pushtet, i eshte propozuar posti i ministrit te Financave, por bankieri i shquar grek ka preferuar te mbaroje detyren e tij si zevendespresident i BQE-së.

Per ata qe e njohin, nen veshtrimin e qete poshte syzeve, fshihet nje teknokrat i kulluar, i ndershem dhe ambicioz. Per te flet kariera e shkelqyer brenda pak vitesh.

Lukas Papadhimos ka lindur ne 1947. Pasi ka mbaruar Kolegjin e Athines ka studiuar ne Boston, ne Institutin Teknik ne Masacusets, ku ka marre diplome ne fizike, diplome pasuniversitare per inxhineri elektrike dhe doktorate ne shkencat ekonomike.

Pas studimeve ka dhene mesim ne te njejtin universitet, si dhe ne ate te Kolumbias te New Jork-ut.Ndersa ne vitin 1988 eshte emeruar edhe profesor ne Univesitetin Ekonomik te Athines.Ne Boston ka filluar gjithashtu edhe karriera e tij si financier ne Banken Federale prej 1980.

Ne vitin 1985 kthehet ne Greqi dhe emerohet kreu i Ekonomisteve te Bankes se Greqise.Disa vite me vone pikerisht, ne 1993, emerohet zevendesguvernator i saj dhe ne vitin 1994, Guvernator i pergjitshem.

Ne kete post ka ndihmuar Greqine per t’u pergatitur ne hyrjen e saj ne Eurozone 7 vjet me vone. Ne vitin 2002 eshte transferuar ne Frankfurt pas emerimit te tij ne postin e zevendespresidentin te BQE-se ku ka punuar deri ne 2010.

Prej ketij viti ka qene keshilltar pa pagese prane kryeministrit Papandreu. Ai eshte shprehur prej kohesh se rrugezgjidhja per borxhin kolosal te vendit ishte reduktimi i tij ,por jo ne nje mase te madhe.

Top Channel