Neymar rinovon kontratën me Santos

10/11/2011 15:35

Neymar ka nënshkruar në mënyrë të papritur një kontratë të re me klubin e tij Santos mbrëmjen e së mërkurës.

Nëse kontrata e vjetër skadonte në vitin 2015, kontrata e sapofirmosur do të zgjasë dëri në vitin 2014, por ndryshon klauzola e lirimit. Tashmë të gjitha klubet e mëdha europiane të interesuara për të, nëse duan ta blejnë, duhet të paguajnë 70 milionë euro nga 45 që parashikonte kontrata e vjetër.

Sipas AS, Real Madrid kishte arritur një marrëveshje me Santos për Neymar: braziliani do të transferohej në verën e ardhshme për 58 milionë euro, por kjo lëvizje e klubit brazilian ka prishur këtë marrëveshje.  

Top Channel