Kombëtarja, optimiste…por pa trajner

10/11/2011 19:20

Me luksin për të provuar futbollistë të rinj, por pa një trajner që të diktojë politikat  në skuadër, kombëtarja shqiptare po vijon përgatitjet për ndeshjet miqësore këtë muaj.

Një ditë para sfidës ndaj Azerbajxhanit, optimizmi i kuqezinjve për të përgatitur një grup të mirë për eliminatoret e botërorit është i lartë, edhe pse Shqipëria do të drejtohet sërish nga trajneri i emergjencave, Xhemal Mustedanagic.

‘Pres ndeshje të mira pasi janë edhe të fundit për këtë vit. Kam zgjedhur një formacion sulmues pasi ky është edhe mentaliteti i shqiptarëve. Edhe mua më pëlqen futbolli sulmues dhe do të kërkojmë që në miqësore t’ia arrijmë qëllimit edhe për tifozët shqiptarë pasi e meritojnë duke qenë se na kanë ndjekur gjithmonë”, tha Mustedanagic.

4 ditë pas miqësores me Azerbajxhanin, kombëtarja shqiptare do të luajë në Maqedoni ndaj rivalëve ballkanas.

Ndeshjet e nëntorit, do të shërbejnë si test për disa futbollistë të rinj, që mund të përfshihen në fushatën për botërorin e 2014. Eliminatoret për turneun që do të zhvillohet në Brazil, nisin në shtator të vitit 2012.

Top Channel