Mel Gibson ka patur një jetë intime të turbullt, ndërsa është përfshirë edhe në një gjyq për ushtrimin e dhunës ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Një muaj më parë, ai u pa në shoqërinë e një biondeje, e cila u cilësua si e dashura e re e aktorit hollivudian, por jeta e Gibson ndryshon ashtu si vetë filmat e tij, ndërsa të mërkurën u fotografua duke u puthur në publik me një vajzë të re brune, pas daljes nga një hotel në Beverli Hills.
Pasi shpenzoi disa qindra dollarë në një darkë të bollshme dhe dy shishe verë, përgjatë disa orëve në restorantin e hotelit, çifti u duk shumë i afërt me njëri-tjetrin ndërsa u larguan rreth mesnatës.
Gibson u duk nervoz mbi faktin që ishte kapur në objektivin e kamerave dhe të fotografëve të pranishëm, por bezdia i zgjati vetëm disa sekonda, ndërsa më pas u soll natyrshëm dhe u shqetësuar për fotografitë që po i shkrepeshin në një moment intim.
Top Channel