“Shtëpia jonë botuese ka sot privilegjin të ndajë sot me ju këtë kënaqësi të posacme. Botimin e rrëfimit befasi që Edi Rama e ka titulluar “Kurban”.

Kështu e filloi prezantimin e librit të Edi Ramës, botuesja e tij, Alinda Dudaj. Sipas saj, libri, që flet për 11 vitet e Edi Ramës në krye të Bashkisë së Tiranës, është më shumë se një rrëfim për të shkuarën:

“Ky nuk është një libër për të shkuarën, është një pasqyrë për të parë të ardhmen, duke ecur përdore me Edi Ramën në rrugën e shkuar të 11 viteve”, vazhdoi më tej, Dudaj.

Duke dalë përpara të pranishmëve, Edi Rama dukej qartaz i emocionuar:

“Duhet t’ju them që në fillim se tani ndihem shumë i dobët. Që kur kam menduar se cfarë duhet të them, më duket sikur s’di të flas” , tha Rama.

Fjala e Edi Ramës vijoi me një dedikim për të ëmën, një sërë falenderimesh për ata që e ndihmuan në procese të ndryshme të përgatitjes së librit, për ta mbyllur me arsyen e vërtetë të emocioneve të tij:

“Më ngjan sikur kam dalë publikisht lakuriq. E di, e dini edhe ju që s’e kam për herë të parë, por cdo lakuriqësi ka një dobësi të vetën që të bën të ndihesh i kërcënuar: e nëse ka një gjë që më tremb më shumë, tani që cka kam shkruar e keni ju në dorë, nuk është që ky libër edhe mund të mos ju pëlqejë. Kjo do të ishte gjysma e së keqes. Por është se mos ju dukem i mërzitshëm teksa më lexoni”,  vazhdoi Rama.

Në fakt libri ka një stil të vecantë. Që dikujt mund t’i pëlqejë ose jo. Shpesh me fraza të gjata sa gjatësia e një paragrafi të gjatë. Plot me epitete dhe antonima dhe fjalë të përbëra, por, sipas ligjësive të shqipes. Ky stil, e bën librin të duket si i shkruar me një frymë.

Por një gjë është e vërtetë: libri ka brenda vizionin e Edi Ramës për të shkuarën dhe të ardhmen. Dhe kjo gjë e ka rrethuar daljen e librit me jo pak tallaze politike. Mjaft sa për të zgjuar kureshtjen e atyre që duan të dinë se cfarë kalon nëpër mendjen e Edi Ramës. I cili, do të jetë të enjten në orën 18.00 në stendën e botueses së tij në panairin e librit, duke dhënë autografë.

Stendë e cila është vizituar fill pas celjes së panairit nga pasuesi i Edi Ramës në bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha. Kryebashkiakut i është ofruar një libër, ndërkohë që ai e ka hedhur disa herë vështrimin nga libri i Edi Ramës, i është afruar madje, por… ka marrë një tjetër. I pyetur nga kameramani i Top Channel nëse do ta merrte edhe librin “Kurban”, zoti Basha dha këtë përgjigje:

Kameramani:
Po Kurbanin?
Lulzim Basha: Nëse ka këshilla… të mira, duhet të ma dhurosh.
Kameramani: T’jua dhurojë zonja?
Lulzim Basha: Jo, jo, duhet të ma dhurojë autori, jo zonja.

Zoti Basha u largua duke buzëqeshur, por një Zot e di sa kurioz është për këtë libër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA