Brad Pitt bën thirrje për bamirësi

10/11/2011 00:00

Brad Pitt gjendet në Japoni këto ditë. I gjendur në këtë Tokio për
premierën e filmit “Moneyball”, aktori ka përfituar për të bërë thirrje
për bamirësi, duke pohuar se rajoni i prekur nga tsunami ka ende nevojë
për shumë ndihmë pasi tragjedia e marsit, la pas shumë dëme.

Në fjalën e tij, aktori u shpreh se i admironte këta njërëz për kurajon që treguan për të përballuar këtë tragjedi.

“Unë kam udhëtuar shumë nëpër botë dhe jam ndeshur më shumë histori të dhembshme të cilat më kanë frymëzuar jo pak. Po ajo që ndodhi me ju dhe kurajoja që treguat ju bëjnë ju të paharruar për të gjithë ne. Ajo që ju ndodhi ishte një moment i madh reflektimi për të qenë sa më pranë jush në çdo mënyrë”-u shpreh Pitt.Aktori hollivudian është ndër të rrallët persona të famshëm të cilët kanë vendosur të vizitojnë Japoninë pas tragjedisë, edhe kur rreziku nuklear ishte shumë i madh.

Këtë herë Pitt ndodhet në Japoni për të promovuar filmin e tij të fundit ku është protagonist, por ka përfituar të merret pak edhe me misionin e tij humanitar.

Filmi është lançuar në SHBA prej 23 shtatorit dhe përgjatë muajve të vjeshtës, ekipi realizues i filmit ka nisur rrugëtimin në qendrat më të mëdha të botës për promovimin e tij dhe premiera në çdo vend, përfshirë edhe në një treg të madh, siç ka filluar të konsiderohet tanimë Japonia nga studiot hollivudiane të filmave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB