Abuzime me minorenë, ish baskebollisti Dagoberto Pena dënohet me 60 vjet burg Në ditën më të zezë të eksperiencës së tij politike, Silvio Berluskoni ka patur vend edhe për të diskutuar mbi klubin e tij të futbollit Milanin. Për biznesin e familjes dhe të zemrës sic e ka quajtur shpeshherë, kryeministri në largim i Italisë, mund të rikthehet të bëjë presidentin, dicka që do të influencojë ndjeshëm edhe në klubin kuqezi.
Berluskonit iu desh që të jepte dorëheqjen nga presidenca e Milanit në vitin 2004, pas aprovimit të ligjit mbi konfliktin e interesit. Ai e rimori postin kur ishte Prodi që drejtonte qeverinë italiane dhe statistikat tregojnë se Milani i Berluskonit, pa të si president nuk ka fituar asnjë trofe ndërkombëtar. Edhe fitorja e fundit e Ligës së Kampioneve, regjistrohet me Kavalierin në krye të klubit.
Në këto momente për Berluskonin ka të tjera cështje me rëndësi dhe rikthimi i tij varet nga zgjedhjet e parakohshme në Itali. Por tifozët e Milanit kanë nisur të ëndërrojnë për blerjet e mëdha, dhe kapitalet e reja që pritet të investohen që në janar.
Top Channel