Moggi: Do të apeloj vendimin

09/11/2011 11:15

Pas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Napolit për dënimin e Luciano Moggi-t me 5 vjet e 4 muaj burg pas shpalljes fajtor në çështjen “Calciopoli”, ish-drejtori i pëgjithshëm i Juventusit theksoi se do të apelojë këtë vendim.

“Do të shkojmë në apel dhe shpresoj në drejtësinë e vërtetë. Ky vendim ishte i pakuptueshëm. Do të vazhdoj betejën time. Ajo që nuk kuptoj është pozicioni që mori Juventus në këtë situatë. Në komunikatë dukej sikur unë kisha bërë gjithçka vetëm dhe nuk është aspak kështu”, u shpreh Moggi për Sky Sport24.

Luciano Moxhi u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg për formimin dhe drejtimin e organizatave kriminale.

Gjithashtu, Gjykata e Napolit dënoi me nga 15 muaj burg Klaudio Lotito dhe Diego Della Valle, i pari president i Lacios, ndërsa i dyti i Fiorentinës. 1 vit burg u dha edhe për ish-dizenjatorin e gjyqtarëve për skuadrën e Milanit, Leonardo Meani.

Me burgim u dënuan edhe ish-dizenjatorët i arbitrave, Bergamo dhe Paireto si dhe gjyqtari De Santis. Bergamo u dënua me 3 vjet e 8 muaj burg, Paireto me 1 vit e 4 muaj burg dhe arbitri De Santis me 1 vit e 8 muaj burg.

Top Channel