Milan, lind ideja Borriello

09/11/2011 11:25

Marco Borriello ka hyrë zyrtarisht në listën e Adriano Gallianit si përforcimi i mundshëm i janarit për sulmin e Milanit.

Emri i italianit është lakuar në shtypin italian së bashku me atë të Maxi Lopez (Catania) dhe Didier Drogba (Chelsea).

Galliani, administratori i deleguar i Milanit, u shpreh të martën: “Nëse Roma do të na e jepte në huazim Borriellon do e mendojmë si mundësi bashkë me të tjerët.”

Më pas, Galliani ka sqaruar strategjinë e Milanit për zëvendësimin e sulmuesit Cassano, i cili do të qëndrojë 6 muaj larg fushave për shkak të ishemisë në tru dhe operacionit në zemër.

“Do të huazojmë me të drejtë blerjeje një sulmues. E mira është që të luajë edhe në Ligën e Kampioneve, por do të marrim dikë sido që të jetë. Mbaj mend që sezonin e kaluar, në merkaton e janarit blemë Cassano dhe Van Bommel, dy lojtarë shumë të rëndësishëm në fitoren e titullit kampion”, tha Galliani.

Top Channel