Keith Urban si Adele, operohet në fyt

09/11/2011 12:30

Keith Urban, bashkëshorti i Nicole Kidman, duhet t’i nënshtrohet një operacioni në fyt për të zgjidhur një problem që po i pengon karrierën e tij si këngëtar.

Edhe pse bëhet fjalë për një operacion të lehtë, Urban do të anullojë të gjitha koncertet e programuara për këtë vit dhe do të rikthehet vetëm në 2012-ën në skenë.

“Duhet një pushim absolut në mënyrë që zëri të rekuperohet plotësisht”, ka sqaruar një përfaqësues i këngëtarit.

Keith Urban nuk është i vetmi artist që është prekur kohët e fundit nga probleme me fytin. Edhe britanikja Adele ka anulluar të gjitha datat e turit të këtij viti pasi iu nënshtrua me sukses një operacioni.

23-vjeçarja vuante nga një problem në fyt që i rrezikonte karrierën dhe ka kryer ndërhyrjen në një spital të Bostonit (SHBA) ditën e hënë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA