F1, Ecclestone mohon akuzat e evazionit fiskal

09/11/2011 19:10

Pronari i të drejtave televizive të Formulës 1, Bernie Ecclestone, hodhi poshtë akuzat e korrupsionit për qëllim fshehje të të ardhurave, ndërsa u paraqit ditën e mërkurë përpara një gjykate në Mynih.

Ngjarja i referohet një transaksioni financiar të ndodhur në vitin 2006, e cila përfshiu ish-bankierin Gerhard Gribkoski. Ky i fundit përfitoi një komision prej 41,4 milion dollarësh dhe shpërblime të mëdha nga Ecclestone kur të drejtat që banka “BayernLB” kishte mbi imazhin e Formulës 1, iu shitën miliarderit anglez.

Hetimet kanë zbuluar disa tratativa të fshehta në këtë operacion, që dyshohet se janë inkurajuar prej vetë “manajtit” të Formulës 1, në mënyrë që të fshehte një pjsë të fitimeve nga taksat.

I pyetur si dëshmitar nën hetim, Ecclestone deklaroi se është e vërtetë që ka ekzistuar një pagesë e tillë, por që ajo nuk ka patur asnjë qëllim korruptiv dhe se të gjithë operacionet kanë qenë transparente.

Top Channel