Del Piero: Nuk do tërhiqem nga futbolli

09/11/2011 15:00

Alesandro Del Piero nuk ka ndërmend t’i thotë lamtumirën futbollit në përfundim të këtij sezoni. Është vetë sulmuesi italian që e ka deklaruar një gjë të tillë për të përditshmen ‘France Football’,  pikërisht ditën e 37 vjetorit të tij të lindjes.

Kontrata e Del Pieros me Juventusin skadon në vitin 2012 dhe presidenti Anjeli tha se nuk do të rinovonte me të. Megjithatë futbollisti italian theksoi se nuk njeh kufij dhe se do të vazhdojë të luajë futboll edhe nëse largohet nga Juventusi.

Duke parë këtë situatë, Franca dhe Anglia janë destinacionet më të mundshme për 37 vjecarin. Në vendin transalpin, skuadra që ka shfaqur në shumë interes për Del pieron është PSG që ka një program ambicioz.

Ndërsa në Angli, opsioni më i mundshëm është Totenhemi, por preferenca e Del Pieros mbetet Mançester Junajtid. ‘Më pëlqen atmosfera që krijohet në stadiume si Old Treford, tha Del Piero, më pëlqen edhe sjellja e tifozëve. Nuk ka gjë më të bukur sesa të shohësh mbështetësit e të dy skuadrave që shkojnë bashkë në stadium pa krijuar asnjë lloj problemi”.

Top Channel