Bautista zë vendin e Simoncelli-t tek Honda

09/11/2011 16:50

Alvaro Bautista u konfirmua të mërkurën si piloti i ri i skuadrës Honda Gresini në “MotoGP”, duke zënë kështu vendin e të ndjerit Marco Simoncelli.

”Është një pilot shumë i shpejtë dhe jam i sigurt që do të integrohet shumë shpejt me grupin tonë. Jam i bindur që së bashku do të arrijmë objektiva të rëndësishëm”, u shpreh drejtori i skuadrës, Fausto Gresini.

Spanjolli do të garojë në Botërorin e vitit 2012 me modelin e ri “RC213V”, por në testimet që aktualisht po zhvillohen, do të vazhdojë të përdoret motori aktual.

”Nuk do të doja të kisha ardhur tek Honda në këto rrethana. Simoncelli ishte një mik për të gjithë dhe kujtimi i tij do të jetojë përgjithmonë, por është e qartë që për mua, ky është rasti i artë i karrierës”, deklaroi Bautista, tashmë ish-pilot i Suzukit.

Top Channel