Balotelli: Marr përgjegjësitë e kombëtares

09/11/2011 14:45

Mario Balotelli ka theksuar se nuk ndjen më shumë presion tani që kombëtares së Italisë i mungojnë Antonio Cassano e Giuseppe Rossi dhe i duhet të mbajë i vetëm peshën e sulmit të të kaltërve.

“Nuk kam më shumë presion se herët e tjera. Unë gjithmonë i kam marrë përsipër përgjegjësitë në kombëtare edhe pse ka njerëz që nuk mendojnë kështu. Më vjen inat që flasin për jetën time private dhe jo për lojën në fushë, por gazetat angleze janë më keq se ato italiane”, thekson Balotelli nga grumbullimi i kombëtares italiane.

“Mendoj se unë së bashku me Rossin dhe Cassanon kur të kthehen nga dëmtimet mund të bëjmë një treshe të fortë. Mund të hyjmë në histori”, shtoi sulmuesi i Manchester City.

Më pas, Balotelli ka folur edhe për mënyrën e tij të lojës: “Unë jam qendërsulmues, por mund të luaj edhe në krah të sulmit. Kampionati anglez më ka mësuar që të bëj presion dhe të ndjek kundërshtarin kur humb topin.”

Top Channel