ATP Paris, kualifikohet Rodik

09/11/2011 15:20

Zho Viklfrid Tsonga dhe Tomas Bërdiç kualifikohen për në raundin e tretë të Turneut Masters të Parisit. Tenisti francez, që kërkon kualifikimin për në Mastersin e Londrës, mundi në ndeshjen e raundit të dytë spanjollin Gijermo Garsia Lopez me rezultatin 2-0. Ishte një ndeshje e kontrolluar mjaft mirë nga Tsonga që i fitoi setet me rezultatin 6-3 dhe 6-4.

Ndërsa Tomas Bërdiç u kualifikua për në raundin tjetër pasi mundi Fernando Verdaskon. Tenisti çek zhvilloi një lojë shumë më të mirë dhe arriti të fitojë këtë ndeshje në 2 sete 6-3 dhe 7-5.

U kualifikua për më tej edhe Endi Rodik që fitoi ndaj francezit Zhylien Benetó me rezultatin 2-0. Rodik fitoi nga një lojë me shërbimet e kundërshtarit në të dy setet duke i mbyllur ato me të njëjtin rezultat 6-4 duke siguruar një vend për në 1/8 e finaleve.

Top Channel