James Cameron mban premtimin! Shumë shpejt, filmi i cili e shndërroi në një prej regjisorëve më të famshëm e më të suksesshëm në botë, “Titanic”, e rikthen atë në sallat e kinemasë, por këtë herë me filmin në 3 Dimensional.
“20-th Century Fox” nëpërmjet një deklarate zyrtare publikon lajmin se filmi ka përfunduar realizimin dhe produksioni që ka mundur të marrë 11 trofe OSCAR do të rikthehet.
Në prill të vitit 2012, në sallat e kinemasë në të gjithë botën, saktësisht 100 vjet pas fundosjes së anijes, do të shfaqet filmi legjendar, këtë herë në 3D. Filmi i vitit 1997 që tregon udhëtimin e vetëm të anijes që u fundos pas përplasjes me një ajzberg, një histori që rrëfehet nëpërmjet historisë së Xhek që interpretohet nga Leonardo Di Kaprio dhe Rose që interpretohet nga Kate Winslet, ende sot mbetet një film i madh në historinë e kinematografisë që ka arkëtoi 1 miliardë e 800 mijë dollarë, prej të cilave 600 milionë u arkëtuan në kinematë e SHBA-ve.
Tani “Titanic” do të rikthehet sikundër edhe e kishte premtuar regjisori Cameron. Pritet që ky të jetë filmi që do të arkëtojë më shumë në historinë e kinematografisë. E nëse ndodh kështu, edhe një herë regjisori do të thyejë rekordin e filmit “Avatar”, të parit produksion në 3D, i cili mposhti në box-office filmin “Titanic” të vitit 1997. Kësisoj, Cameron nuk ka ndër mend të ndalet së sfiduari veten me filmat e tij, njëri më i suksesshëm se tjetri.
Top Channel