
Miroslav Klose nuk do të luajë me Gjermaninë në miqësoren ndaj Ukrainës
diten e premte. Sulmuesi i Lacios ka pësuar një dëmtim në gju dhe nuk do
të mund të riaftësohet në kohë për ndeshjen që do të zhvillohet në
Kiev.
Lajmi u konfirmua nga drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit nëpërmjet faqes së saj të internetit ku ndër të tjerat theksohej se 33-vjecari do të pushoje për disa ditë dhe do të rikthehet në stërvitje ditën e shtunë për t’i përgatitur për sfidën e 15 nëntorit.
Por Klose nuk është problemi i vetëm për trajnerin Joakim Lëv. Në dyshim është edhe futbollisti i Borusia Mynshengladbah, marko Rojs. Futbollisti 22 vjecar është në gjendje gripale dhe vendimi nëse do të luajë apo jo do të merret më vonë.
Top Channel