Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë Kombëtaren A

08/11/2011 18:40

Tifozat Kuq e Zi njoftuan bojkotimin e të gjitha ndeshjeve të Kombëtares A. Shkak, sic thuhet në komunikatën e shpërndarë nga TKZ, është bërë situata e paqartë e krijuar për emrin që do të drejtojë Shqipërinë në të ardhmen.

Për gjendjen e kombëtares, Tifozët fajësojnë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit dhe jo trajneri apo lojtarët.

Tifozët shprehin keqardhjen e tyre për dështimin e tentativës për vendosjen e një trajneri shqiptar në krye të kombëtares. Ata vlerësojnë si “telenovelë të stisur” bisedimet për ardhjen e Besnik Hasit në krye të pankinës Kuq e Zi.

“Për ta forcuar qëndrimin tonë, në mënyre që të gjithë të vetedijesohen për faktin se problemi nuk janë trajneret apo lojtarët, Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë ndeshjet e Kombëtares A deri në një njoftim tjetër”, thuhet në fund të komunikatës së Tifozave Kuq e Zi.

Top Channel