Suu Kyi falenderon regjisorin Luc Besson

08/11/2011 00:00

“Faleminderit që hodhe pak dritë mbi vendin tim”. Me këto fjalë,
fituesja e cmimit Nobël për Paqen, Aung San Suu Kyi ka falenderuar
regjisorin francez Luc Besson për “The Lady”.

Filmi në fjalë përshkruan jetën e lideres së opozitës së Birmanisë dhe do të dalë në sallat e kinemasë më 30 nëntor.

Për muaj të tërë, regjisori dhe heroina e rezistencës paqësore janë takuar në mënyrë sekrete për të diskutuar mbi filmin.

Ata arritën të bënin takimin e parë pas 13 nëntorit të vitit 2010, kur regjimi birman i dha lirinë Suu Kyi nga rezidenca e saj që mbikëqyrej nga ushtria 24 orë në 24.

Fituesja e Nobelit për Paqen interpretohet në këtë prodhim kinematografik nga aktorja kineze Michelle Yeoh, e njohur më tepër për filmat aksion.

Ndërsa regjisori Luc Besson është i njohur për një seri filmash kult të kinemasë franceze si “Nikita” e “Leon”, si dhe për filma të tjerë modernë dhe aksion si “Taxi”, “Wasabi”, “The Transporter”, “From Paris With Love”, etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB