Raikkonen, sërish në Formula 1?

08/11/2011 00:00

Kimi Raikkonen është gjithnjë e më pranë kthimit në Formula 1. Piloti
finlandez ka filluar bisedimet me skuadrën e Uillimas, gjë që
konfirmohet edhe nga një prej aksionerëve të saj, Toto Volf.

‘Gjithcka është e vërtetë”-the Volf për “Kronen Xajtung”- kemi filluar bisedimet me Raikkonen dhe ky është vetëm një nga opsionet tona. Zgjedhje të tjera mund të jenë edhe Zhyl Bianki e Valteri Botas”.

Nga ana e tij, drejtuesi i skuadrës Adam Parr ka deklaruar se për momentin ende nuk është bërë një njoftim zyrtar, por nuk përgënjeshtron mundësinë e ardhjes së Raikonen te Uilliams.

Nëse finlandezi do të arrijë një marrëveshje me Uilliams, kjo do të thotë se ai do të zëvendësojë Rubens Barrichello. Këtë sezon kjo skuadër pati rezultate shumë zhgënjyese duke marrë vetëm 5 pikë, ndërkohë që piloti brazilian vetëm 2 herë është kualifikuar në zonën e pikëve në garat e Formula 1

Top Channel