Peshëngritja, s’ka medalje për shqiptarët

08/11/2011 23:42

Ka rezultuar e pasuksesshme aventura botërore për dy peshngritësit shqiptarë, Daniel Godelli dhe Briken Calja.

Godelli nuk mundi të çojë deri në fund garimin e tij në baterinë B për shkak dëmtimi, duke u renditur në total në vendin e 11-të në dygarësh, në peshën 69 kg.

Në po këtë bateri garoi edhe shqiptari tjetër Briken Çalja që u rendit i 8. Peshëngritësi kuqezi ngriti 140 kg në shkëputje, pasi humbi 2 prova.

Edhe në stilin e shtytjes Calja realizoi vetëm një provë të saktë, por shumë të rëndësishme.

Në tentativën e tretë, peshëngritësi shqiptar ngriti 172 kg, duke grumbulluar 312 kg dhe i teti në rënditjen e përgjithshme.

Top Channel