Përmbytjet, shtyhet Xhenoa-Inter

08/11/2011 08:45

Federata italiane e futbollit vendosi të shtyjë për një datë tjetër, që do të caktohet më vonë, ndeshjen mes Xhenoas dhe Interit, e vlefshme për javën e 11 të Serisë A.

Shkak i këtij vendimi është bërë situata dramatike që po kalon qytetit i Xhenoas në rajonin e Ligurias në veri të Italisë, për shkak të reshjeve të mëdha të shiut dhe përmbytjeve që nuk kanë kursyer as jetë njerëzish.

Gjashtë viktima raportojnë mediat italiane, mes të cilave edhe një femër shqiptare 28 vjec dhe 2 vajzat e saj të mitura. Në qytet prej disa orësh është vendosur gjendja e alarmit dhe qarkullimi me automjete private është i ndaluar.

Ndërkohë, nuk parashikohen “surpriza” në ndeshjet e tjera të Serisë A, që hapet sot me takimet Palermo-Bolonja dhe Novara-Roma, për t’u mbyllur ditën e dielë me super-ndeshjen e kësaj jave, atë mes Napolit dhe Juventusit, që shumë kanë nxituar të quajnë ndeshje përcaktuese për titull.
 

Top Channel