Eto’o: Në Europë me Anzhin

08/11/2011 16:40

Samuel Eto’o, sulmuesi i ekipit rus Anzhi Makhachkala, u shpreh se ambicia e tij kryesore është të luajë kompeticione europiane me ekipin ku u transferua në merkaton e verës.

“Hapi i parë i ngritjes së Anzhit në nivele të larta është të luajmë në kompeticione europiane. Tifozët tanë duan të na shikojnë në Ligën e Kampioneve dhe për këtë po punojmë”, tha kamerunasi në një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’.

Eto’o, i cili u bë futbollisti më i paguar në botë me transferimin e tij nga Inter tek Anzhi, theksoi se arsyeja e vetme nuk ishin 20 milionë eurot në sezon që merr tashmë.

“Nuk kam ardhur kaq larg vetëm për para. Merrja shumë tek Interi dhe nuk qahem as për pagën tek Barcelona. Sigurisht që ishte biznes i mirë për mua, por ishte edhe një sfidë e rëndësishme në këtë etapë të karrierës sime”, deklaroi Eto’o.

Top Channel