ATP Masters në Paris

08/11/2011 18:15

Fernando Verdasko është një prej tenistëve të kualifikuar për në raundin e dytë të turneut Masters të Parisit.

Spanjolli mundi në raundin e parë kroatin Marin Çilic me rezultatin 2-1. Verdasko humbi setin e parë me rezultatin 6-3, por arriti të përmbysë gjithcka në këtë ndeshje duke fituar 2 setet e tjerë, 6-2 dhe 6-3.

U kualifikua për në raundin e dytë edhe francezi Nikolas Mahut që fitoi ndaj Huan Karlos Ferrero. Ishte një fitore e lehtë kjo e Mahut që dominoi ndeshjen ndaj spanjollit duke e fituar atë në dy sete 6-2 dhe 6-3.

Ndërkohë pritet të zbresin në fushën e lojës Zho Vilfrid Tsonga që do të përballet me Gijermo Garsia Lopez me synimin që të arrijë në cerefinakle që do ta kualifikojë atë në turneun e fundvitit të Londrës.

Këtë vit në Paris të bie në sy mungesa e Rafael Nadal duke i lënë rrugë të hapur Novak Gjokoviç dhe Endi Mërrej për të fituar këtë titull të rëndësishëm.

Top Channel