Peshëngritje, bronz për Begajn në shkëputje

07/11/2011 22:25

Romela Begaj ka marrë medalje bronzi në stilin e shkëputjes në Botërorin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Paris.

Në peshën 58 kg, peshëngritësja shqiptare ngriti 100 kg, duke zënë vendin e tretë, ndërkohë që në stilin e shtytjes Begaj zbriti në vendin e tetë në botëror, duke mbetur jashtë zonës së medaljeve, pasi ngriti në total 213 kilogramë.

Një aventurë e pafat ka qenë ajo për shqiptaren Fetije Kasaj, e cila mbylli garën pa asnjë rezultat për t’u shënuar. Fetije Kasaj dështoi në të 3 provat në shtytje me 101 kg, duke mos u kualifikuar në dygarësh.

Top Channel