Miqësoret, Kapelo thërret Terrin

07/11/2011 16:15

Xhon Terri do të jetë në ndeshjet miqësore të Anglisë me Spanjën dhe Suedinë. Trajneri i Tre Luanëve, Fabio Kapelo e ka grumbulluar mbrojtësin e Çelsit në skuadër pavarësisht se ai është nën hetim nga Federata Angleze e Futbollit për fyerje raciste.

Sipas Kapelos, Terri është i pafajshëm deri sa të provohet e kundërta dhe për këtë arsye ai vendosi ta marrë në skuadër.

Në të njëjtën kohë, Fabio Kapelo ka grumbulluar sërish në ekip sulmuesin e ri Deniel Stërixh, ashtu sikurse edhe mesfushorin e Evertonit, Xhek Roduell. Po kështu është rikthyer në përfaqësuesen angleze dhe Glen Xhonson i cili është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi.

Ndërkaq, ashtu sic pritej, Uejn Runi ka mbetur jashtë skuadre nga Kapelo dhe të njëjtin fat e patën edhe mbrojtësit Rio Ferdinand dhe Mikah Riçards.

Anglia do të luajë në 11 nëntor me Spanjën në Uembli, ndërsa katër ditë më vonë do të përballet me Suedinë.

Top Channel