Emri i çuditshëm i vajzës së Hugh Grant
07/11/2011 14:20
Para disa ditësh u mësua se Hugh Grant ishte bërë baba i një vajze, fryt i marrëdhënies me një aktore kineze të quajtur Tiglan Hong.
Tashmë mësohet se e ëma i ka vënë një emër tradicional kinez vogëlushes, që po të përkthehet në shqip do të thotë “Rastësi e Pëlqyeshme” duke marrë parasysh se lindja e saj ishte krejtësisht e paplanifikuar.
Lajmin e ka bërë të ditur ish i dashuri i mamasë së vogëlushes, Robert Hodge. Ai është shprehur për ‘The Sun’ se Grant duhej të ishte treguar më i kujdesshëm në aventurën e tij të shpejtë.
“Vajza quhet “Rastësi e Pëlqyeshme”, por të gjithë e thërrasin me nofkën Bambu”, shprehet Hodge.
Për aktorin 51-vjeçar “Rastësia e Pëlqyeshme” është fëmija i parë.
Top Channel