“Voice of Albania”, konkurrentët tregojnë emocionet

07/11/2011 19:40

“Voice of Albania” është shndërruar menjëherë në një prej programeve më të dashura të shqiptarëve. i transmetuar çdo ditë të premte në ekranin e “Top-Channel”, programi u vendos në qendër të vëmendjes nëpërmjet një blloku intervistash të konkurrentëve, transmetuar gjatë emisionit të “Pasdites”.

Gjergj Xhabija, 20 vjeç, (i eliminuar)
”E kisha parandienjën që nuk do të arrija dot të kaloja për më tej, pasi edhe në prova ndieja që stonoja në një notë të vetme të cilën nuk e kapja dot. Mendoj se mbi të gjitha nuk kisha fat, pasi kënga ishte gjtihsesi ritmike dhe e këndshme, prandaj butoni mund të ishte shtypur. Tregova ritëm dhe agresivitet. Mërzia është pjesë e humbjes, por emocionet ishin shumë të mëdha. Gjithsesi, profesioni im është ekonomia, prandaj nuk kisha menduar kurrë se mund të fitoja”.

Gerhard Merdani, 17 vjeç (i kualifikuar)
”Vendosa të marr pjesë në “Voice of Albania” pasi nuk dua të më njohin si djali i Sherif Merdanit, por sepse dua që babain tim ta njohin si babai i Gerhardit. U ndieva shumë i vlerësuar për komplimentat e Sidritit. Kritikat e Eltonit? Ai tha që ai në vokalin e mashkullit unë nuk e kam. Megjithatë, asnjëherë nuk kam dashur t’i ngjaj, sepse e di që kam një vokal krejtësisht tjetër. Ai këndon rok, ndërsa unë kam tjetër stil, prandaj dhe nuk e zgjodha si tutor, pasi e d që s’mund të bashkëpunonim”.

Carlo Pellicano, 33 vjeç (i kualifikuar)
Midis të intervistuarve, edhe rasti i rallë i arbëreshit që ka ardhur për të kënduar në “Voice of Albania”: “Jam arbëresh dhe zhvillimin e konkursit e mësova nga gruaja ime, e cila është nga Skrapari. Përkohësisht jetojmë në Tiranë, ku unë punoj si konsulent në Ambasadën Italiane. Është shumë e bukur që të marrësh pjesë në këtë konkurs. Nuk e di, por e prisja që Sidriti ta shtypte butonin për të më mbajtur në lojë”.

Zamira Turhani, 37 vjeç (e eliminuar)
”Përvoja ime e mëparshme në muzikë i përket bashkësisë sime ungjillore, ku shpesh herë këndoj. Nuk kam vetëm një talent, kam një zë të mirë edhe për të bërë gjëra të tjera. Shpresoja të shtypej butoni, por njerëzit që më njohin e dinë që jam shumë e gëzuar për atë që ata thanë. Më erdhi mirë që të paktën gjyqtarët nuk u shtirën”.

Elsida Bajrami, 21 vjeç (e kualifikuar)
”Muzika është hobi dhe pasioni im më i madh. Kam kënduar edhe më parë, kam marrë pjesë në konkurse të ndryshme, derisa vendosa që “Voice of Albania” do të ishte destinacioni im përfundimtar. Në konkureset e tjera që kam kënduar kam marrë vlerësime maksimale, por gjithçka ka mbetur me aq dhe unë s’kam patur mundësi të zhvillohem më tej. “Voice” është program ii duhur për mua. Se di përse zgjodha Miriamin. Thjesht, në atë moment ashtu më udhëzoi zemra”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA