“Salvator Mundi”, vepra e fundit të Da Vincit

07/11/2011 19:05

Edhe pas 500 vjetësh të apasionuarit e artit pamor, kanë se cfarë të zbulojnë nga kryeveprat Leonardo Da Vincit.

Studiuesit e piktorit të madh italian, nëpërmjet dokumentave historikë ishin vënë në dijeni për veprën “Salvator Mundi” (Shpëtimtari i Botës”, vepër të cilën deri më sot e konsideronin të zhdukur, të humbur.

Por gjithcka do të niste të zbardhej dalëngadalë në vitin 2005, kur piktura e derdhur në bojra vaji në një telajo 66 centimetër të gjërë dhe 45 centimetër të gjatë, që paraqet Jezu Krishtin, përfundon në duart e studiuesit të Da Vincit, Robert Simon.

Simon thotë se iu deshën 7 vjet punë për të zbardhur autorësinë e pikturës dhe rrugën që kishte përshkruar ajo deri tek mbërritja në koleksionin e “Robert Simon Fine Art”. Sipas tij, piktura ka qenë në pronësi të Mbretit Charles të Anglisë për mjaft kohë. Më pas është kaluar ndalur në disa duar, shumica e të cilave as që ia kanë ditur vlerën artistike.

“Kur e pashë për herë të parë m’u duk një pikturë tepër interesante dhe as që e kisha idenë se ishte vepër e Da Vincit. Por pasi e studiuam thellë dhe e krahasuam pikturën me vepra të tjera, si të Da Vincit ashtu edhe të autorëve të tjerë, arritëm në përfundimin se kjo ishte vepër e rilindasit të madh europian. Kjo pikturë është e stilit të Da Vincit. Asnjë vepër tjetër nuk ka kaq ngjashmëri me veprat e tij”, thotë Simon.

“Salvator Mundi” i shtohet koleksionit të pakët të veprave të mbijetuara të Da Vincit dhe do të dalë për publikun gjatë këtij muaji në Londër.  

FOTO GALERI
1/1

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA