Seria A, Roma rigjen fitoren

06/11/2011 00:00

Pas dy humbjeve radhazi, Roma e Luis Enrikes është rikthyer te fitorja.

Edhe pse me vështirësi romanët mundën 0-2 Novarën dhe tashmë e shohin veten në kuotën e 14 pikëve. Është dashur futja në fushë e spanjollit Bojan Krkic që Roma të gjallërohet dhe të kalojë në avantazh.

21-vjeçari shndërroi në gol një top të mrekullueshëm të marrë nga Pjanic.

Tre minuta më pas Osvaldo dyfishoi rezultatin. Sulmuesit e Novarës ishin të pafuqishëm të reagonin duke iu nënshtruar kësaj humbjeje, që i vështirëson pozitat e tyre në sezonin e parë në Serie A.

 

Top Channel