Ankthi dhe pasiguritë në vendet europiane, për shkak të krizës, ende të pa vëna në rrugën e zgjidhjes, ka ngritur shumë pikëpyetje për ecurinë e monedhës europiane edhe në tregun shqiptar.
Megjithatë për momentin duket se monedha europiane kundrejt lekut ka qenë në paqe. Kursi i këmbimit gjatë 20 ditëve të fundit ka qenë gati stabël. Por në të ardhmen cdo skenar është i mundshëm . Ekspertët tani më shumë se më parë kanë të vështirë të bëjnë parashikime.
Megjithëese Eurozona dhe bashkë me të euro po kalon turbulenca të papara, më shumë pasiguri, në Shqipëri duket se monedha europiane ka gjetur një strehë të qetë.
Kursimi i këmbimit të euros ndaj lekut është luhatur fare pak gjatë kësaj jave e cila ka qenë një ankth i vërtetë për Europën për shkak të surprizave të pakëndëshme që vinin cdo moment nga kriza greke.
Të premten një euro u këmbye mesatarisht me 141.56 lekë, kur gati 20 ditë më parë kursi i këmbimit ishte 1 me 140 .43. Madje brenda kësaj periudhe euro në tregun shqiptar ka patur hera–herës edhe sjellje gati të habitshme dhe të kundërt me atë që ndodhi në tregun ndërkombëtar kur ajo zhvlerësohej ndërsa në Shqipëri euro forcohej kundrejt lekut.
Sipas ekspertëve luhatjet kanë qenë fare të vogla , me shumë perefekte korrektimi.
Por cfare mund të ndodhë me euron?
Ekspertet nuk përjashtojnë asnjë skenar. Ulja e fundit e normës së interesit nga banka qëndrore europiane, apo dhe paaftësia e samitit të G8 si dhe dyshimet e mëdha të tregjeve dhe investitorëve, dhe optimizmi i tyre i pakët për të vendosur në rrugën e zgjidhjes, krizës greke, dhe ca më keq përkeqësimi i Italisë, po dërmojnë reputacionin e monedhës.
Kjo situatë e paqartë madje shumë kaotike sipas ekspertëve i lë të hapur të dyja shtigjet, euro mund të forcohet por edhe mund të zhvlerësohet. Se sa do të jetë lëvizja e kursit të këmbimit të lekut kjo tani dihet edhe më pak se më parë.
Eskpertët thonë se parashikimet mund të jenë vetëm ditore, parashikimet afatgjatë janë bërë shumë më vështirë për t’u përcaktuar.
I vetmi risk i madh për Shqipërinë është një mungesë e theksuar e euros në treg, cka do të sillte rritjen e cmimit të saj e për pasojë rritje të cmimeve të konsumit dhe përkeqësim i borxhit publik të qeverisë. Ka edhe anë pozitive, një zhvlërsim i lekut rritur konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në tregun e huaj.
Top Channel