Milan në pistën e Damios

05/11/2011 11:00

Milani mbetet ende në kërkim të zëvendësuesit të Kasanos dhe emrat që janë në qarkullim janë të shumtë.

Listës së alternativave të publikuara nga mediat italiane ditë e fundit, u shtohet edhe talenti i skuadrës së Internacional në Brazil, Leando Damio.

Në fakt, Milani parashikonte blerjen e tij në muajin gusht, por i ndodhur në vështirësi në repartin ofensiv, po mendon seriozisht për kalimin e tij që në muajin janar. Por problemi qendron tek shifra e vendosur nga Internacional për transferimin e tij, 30 milion euro, shifër kjo që për arkat kuqezi, të paktën për momentin vlerësohet tepër e lartë.

Damio i shtohet alternativave të tjera të kampit kuqezi për transferim në Milano, ku nuk mungojnë emra të njohur të Serisë A, si treshja në sulmin e Juventusit, Del Piero, Amauri dhe Toni, që të tre lojtarë që nuk po gjejnë hapësira në skuadrën bardhezi.

Për kapitenin juventin, po shtohen zërat për një kalim të mundshëm të tij tek Milani, nisur kjo nga refuzimi i presidentit Anjeli për t’i rinovuar kontratën. Në Milano, Del Piero do të përfitonte një kontratë 1 vjecare, por transferimi do t’i kushtonte humbjen e statusit të “flamurit” tek Juventusi, pas shumë vitesh me skuadrën bardhezi.

Top Channel