Del Piero: Pas Juves, do vazhdoj të luaj

05/11/2011 11:45

“E ardhmja ime pas 30 qershorit, sigurisht që do të jetë në futbollin e luajtuar, por mbetet për t’u caktuar se ku”.

Kjo është deklarata e kapitenit të Juventusit, Alesandro Del Piero, të cilit i është komunikuar publikisht nga presidentim Anjeli, vendimi për të mos i rinovuar kontratën, që skadon në fund të sezonit.

Në një intervistë të gjatë për mediat italiane, “flamuri” juventin tha se në fund të sezonit do të largohet nga Juventusi nëse nuk do t’i ofrohet kontratë e re, por kjo nuk do të pasojë tërheqjen nga futbolli i luajtur.

E për “Pinturikion” nuk mungojnë ofertat. Në Zvicër, miliarderi i skuadrës së Sionit dhe në Angli ajo e QPR-së, kërkojnë të sigurojnë shërbimet e tij, duke ofruar shifra të majme. Por duket se oferta më tunduese (nëse bëhet zyrtare) mbetet ajo e Milanit, që do t’i krijonte mundësi Del Pieros të luante ende në nivele të larta të futbollit përfshirë ketu pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve.

Top Channel