62 për qind e maqedonasve janë shprehur kundër integrimit në BE dhe NATO nëse kjo çështje kërkon ndryshimin e emrit të shtetit.
Institutit për Hulumtim Politik nga Shkupi ka bërë publike të premten rezultatet e një ankete me qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Qëllimi i anketës së zbatuar është që të shihen perceptimet e qytetarëve për integrimet euro-atlantike dhe çështjen e emrit.
Nga data 28 tetor deri më 1 nëtor 1 mijë e 119 persona të anketuar kanë shprehur opinionet e tyre për procesin e integrimit të Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.
Sipas anketës, rret 83 për qind e të intervistuarve janë pro hyrjes së Maqedonisë në BE dhe NATO.
Por nga këta, 62 për qind janë shprehur kundër integrimit nëse kjo çështje është e lidhur me ndryshimin e emrit të shtetit.
Ndërkaq, 30 për qind e qytetarëve vlerësojnë se qeveria maqedonase nuk është e interesuar për anëtarësimin në NATO dhe BE dhe se po dërgon vendin në izolim.
Top Channel