Ka filluar në Pejë konferenca Rajonale e Ministrive të Mbrojtjes, ku po
marrin pjesë 6 shtete të rajonit, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia,
Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi.

Në kete konference, ku po marrin pjese ministra, zevendesministra dhe perfaqesues te ushtrive te ketyre vendeve, po diskutohet per sigurine ne rajon. Po ashtu pjese e saj jane edhe perfaqesuesi i SHBA-së dhe NATO-s.

Ne hapje te kesaj konference kane folur drejtues te institucioneve te Kosoves. Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga ne fjalimin e saj ka vene theksin ne ndertimin e paqes ne te gjithe rajonin. Sipas saj, rajoni duhet te transformoje politikat e sigurise qe te behen me efektive ne parandalimin e se keqes.

Ndersa kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci ka thene se para 12 vitesh ka qene e paimagjinueshme mbajtja e nje konference te tille, kurse ka vleresuar rendesine e saj, meqe sipas tij konferenca dergon mesazh per te ardhmen e Kosoves dhe te rajonit. Ai po ashtu ka falenderuar NATO-n per kontributin, qe ka dhene ne ndertimin e Forces se Sigurise se Kosoves dhe ruajtjen e paqes ne rajon.

Edhe Agim Ceku, minister i FSK-se, qe ka organizuar kete konference ka thene se njera nga qellimet e saj eshte ndertimi i raporteve te mira, ndermjet shteteve te rajonit. Gjate pasdites perfaqesuesit e shteteve do te nenshkruajne nje deklarate te perbashket qe ka te beje me baashkepunimin rajonal ne fushen e sigurise dhe te mbrojtjes, ndersa punimet e saj do te vazhdojne edhe te shtunen.

Jahjaga: “Kosova, antësim sa më i shpejtë në NATO”

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u shpreh se një prej objektivave kryesorë të politikës së jashtme të vendit të saj është antarësimi në Aleancës që solli edhe çlirimin e vendit, në NATO. “Ushtria është vënë në pozitë të mbrojtjes dhe në funksion të parandalimit të kërcënimeve për jetën e qytetarëve dhe parandalimit të rrezikimit të pasurisë së tyre. Sot, është e pamundur që duke u thirrur në sovranitetin e plotë të shtetit dikush të ndërtojë shoqëri jodemokratike e të dhunshme duke përdorur aparatin represiv dhe forcat e armatosura siç ka ndodhur në të kaluarën”

Jahjaga shtoi se forcat e armatosura në vendet demokratike janë pjesa më e respektuar e shoqërisë: “Forcat ushtarake vihen në shërbim të qytetarëve dhe vendit, të gatshme të ndërhyjnë kudo që paraqitet nevoja për të ndihmuar qytetarët, në misione të emergjencave natyrore, të nevojave humanitare apo të llojit parandalues. Ndërhyrja humanitare ndërkombëtare, si rasti i NATO-s në vendin tonë ose në Libi, është shndërruar në një normë të dëshirueshme, të pranueshme dhe legjitime”.

Duke iu drejtuar Ministrave të Jashtëm, përfaqësuesja më e lartë e Kosovës veçoi se: “si vende të rajonit ne kaluam nëpër një histori të hidhur, me shumë vuajtje dhe dhembje. Ne më mirë se kushdo tjetër e kuptojmë se duhet t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Vetëm si fqinjë që japim ndihmë reciproke mund të ecim përpara. Republika e Kosovës nuk është peng i së kaluarës. Ne shohim nga, drejt rrugës së integrimeve evropiane dhe të anëtarësimit në NATO, si Aleanca më e drejtë e sigurisë kolektive. Integrimi sa më i shpejtë në NATO është një prej synimeve kryesore të politikës së jashtme të Prishtinës”.

Kryeministri Hashim Thaçi, gjithashtu i pranishëm në takim, u ndal në fjalimin e tij për nevojën që ka një rajon i trazuar si Ballkani për një “paqe të gjatë dhe të qëndrueshme”.

Top Channel