Uilliams ngatërron mjekun me grabitës

03/11/2011 17:40

Frika pushton Serena Uilliams dhe shkak për këtë u bë një agjent anti-doping. Ky i fundit ishte shfaqur në banesën e tenistes amerikane në orët e para të mëngjesit për t’i bërë asaj testin anti-doping.

Uilliams që e pa atë nga kamerat e sigurisë, mendoi se ishte ndonjë grabitës dhe nga paniku hyri në dhomë për t’i telefonuar policisë.

Forcat amerikane të rendit nuk nguruan të vinin në banesën e ish numrit 1 të botës së tenisit nga ku u verifikua gjithcka.

‘Grabitësi’ rezultoi të ishte një agjent anti-doping që kishte ardhur për të kryer detyrën e tij. Nuk dihet nëse më pas Serena Uillimas e kreu apo jo testin, por kjo aventurë e vendosi atë sërish në faqet e para të gazetave, sic ka ndodhur shpesh kohët e fundit.

Top Channel