Si trajnohen aktorët për një film

03/11/2011 20:30

Prodhimet kinematografike të Hollivudit sjellin lojën mjeshtërore të aktorëve, të cilët nga një film në tjetrin të befasojnë me karakteret dhe rolet që sjellin për publikun.

Por, deri në realizimin e një roli duhet një punë e madhe trajnuese për secilin prej ikonave të ekranit. Aktori gjerman Gideon Burkhard, në një intervistë për Top Channel, rrëfen prapaskenat e bashkëpunimeve që ai ka pasur me emra të rëndësishëm të kinematografisë, siç është Tarantino.

Gazetarja Ornela Islami bisedoi me aktorin Burkhard.  

Si u bëtë pjesë e filmit “Komisari Rex”?

Drejtuesit e programit kërkuan që të zëvendësoja Tobias Morettin, i cili luante detektivin përpara meje. Duhet të ruanim veçoritë e personazhit, por edhe të shtonim elemente të reja. Për fat ia arritëm shumë shpejt. Kam marrë pjesë në film saktësisht për 3 vjet e gjysmë. Momentetet më të mrekullueshme ishin me qenin e mahnitshëm. Sigurisht kishte momente zbavitëse kur qeni apo unë bënim diçka gabim. Kishte raste që skena të tilla nuk i përdorje dot, por ka dhe raste që prej tyre merr sekuenca që janë të vërteta.

Cobra 11?

Ai serial ishte padyshim për mua një zbavitje e vërtetë, sepse më dukej vetja si fëmijë brenda një lodre. Bënim trajnime fizike gjatë të gjithë kohës. Duhet që shumë gjëra t’i bësh vetë, pra bëhet edhe trajnim për të ngarë makinën.

Cfarë bënit saktësisht? Për çfarë trajnoheshit?

Shumë gjëra: si të hidhesh nga ndërtesat, të kërcesh në dyshekët e posaçëm, apo të kërcesh nga një makinë në ecje tek tjetra. Gjithçka është e siguruar, por ti duhet të ushtrohesh për këtë. Për shembull, duhet të trajnohesh që t’i japësh makinës, në mënyrë që t’i përshtatesh kameras që po të xhiron. Ka gjëra për të cilat të zëvendëson dublanti, por në këtë film duhej të stërviteshe sa më shumë për ta bërë vetë pjesën më të madhe që skena të jetë sa më e besuseshme. Është një sfidë e madhe sigurisht, por edhe zbavitje. Ndjehesha si djalosh dhe ishte një zbavitje e vërtetë që të shkoje në punë çdo ditë. Por, edhe të shikoje një dublant që bënte shpërthime çdo ditë ishte e hatashme. Madhësia e shpërthimit, ti që vrapon larg tij. Është shumë emocionuese.

A kishte rrezik ndonjëherë?

Ndoshta po, nuk e di. Por, nëse është shumë e rrezikshme, nuk do të lejonin që ta bënim. Sigurisht, në një farë mënyre është e rrezikshme. Për shembull mendoj veten time kur varesha nga një helikopter me kokë poshtë. Lidhesh tek helikopteri, por nëse piloti ngatërrohet, s’ka asnjë mënyrë për mua që të dal pa lagur nga helikopteri, vdes. Pastaj ai fluturon shumë poshtë, mbi ujë, ku aktori tjetër tërhiqet nga një varkë, pastaj unë i zgjas dorën. Helikopteri duhet të jetë kaq perfekt sa duhet t’i kap kolegut tim dorën. Por, kur je kaq larg nga uji dhe diçka nuk shkon mirë, sigurisht që është e rrezikshme.

Pra mund të bëhet e rrezikshme ndonjëherë.

Nuk është si në filmat e Hollywood-it, ku nuk ka asnjë rrezik në ato që bëjnë aktorët sepse siguracionet nuk e lejojnë atë.

Atëherë le të flasim për filmat hollywood-ianë dhe kinemanë. Inglorious Bastards dhe pjesëmarrjen tuaj, bashkëpunimin me Tarantinon.

Të punosh me dikë si Quentin, të thuash rreshta që i ka shkruar ai është diçka shumë e madhe për një aktor, është ajo për të cilën ëndërron. Është pikërisht ajo që do. Ai të vendos në skena dhe situata fantastike. Karakteri jot është i menduar mirë, nga fillimi deri në fund dhe s’të lë mundësi që të bësh gabime.

Kujtoni ndonjë moment të veçantë?

Për një film si ky na u desh që të trajnoheshim për t’u hapur kokën njerëzve. Ishim ulur në një zyrë së bashku me personin e shkëlqyer profesionalisht të efekteve speciale, i cili punon gjithmonë me Quentin. Ai i kishte vënë një djali një copë metali në kokë dhe mbi atë kishte vendosur një lëkurë dhe flokë fallco. Secili prej nesh duhej që të hapte skalpin dhe duhet ta bënim këtë vazhdimësisht. Ishte si një lloj konkursi. Kush hiqte skalpin më mirë do të filmohej. Këto gjëra bënin që aktorët të konkurronin me njëri-tjetrin. Por, ishte edhe një zbavitje e vërtetë teksa shikonim njëri-tjetrin dhe thoshim: duhet të provosh këtë sepse e ul kokën, pastaj i pret flokët. Është gjithçka teknike dhe në film duket si e pashpirt, por për ne ishte një zbavitje e vërtetë që të ushtroheshim për gjëra të tilla, apo të gjuanim me pushkë të ndryshme dhe gjëra të tilla. Ashtu sikurse tek Cobra 11, përgatitje të tilla janë një zbavitje e vërtetë. Në një film të Quentin Tarantino është diçka e veçantë, të presësh një gryke, si e mban dhe si e pret.

Pra ju trajnoheni për gjëra të tilla. Cfarë bëni saktësisht?

E provon shumë herë. E xhiron me kamera. Ka një njeri me lëkurë fallco ku bëhet më parë një e çarë. E pret me thikë dhe aftësia qëndron tek se sa ngadalë ia kthen kokën prapa, në mënyrë që plaga të hapet. Pra, provon mundësira të ndryshme. Kur Quentin është në set, ai do që të xhirojë dhe nuk ka kohë që të praktikohesh. Në filma të tillë, gjithçka është e parapërgatitur sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që Quentin dhe të gjithe ne të kemi lirinë që të lëmë që ndonjë gjë jashtë skenarit të ndodhë në moment. Kur gjithçka është e përgatitur dhe perfekte, më pas regjisorë si Tarantino, apo të nivelit të tij duan që t’i lënë hapësirë aktorit për të improvizuar gjëra të reja. Pasi krijojnë më parë në perfeksion, ata duan atë gjënë plus, që duhet të ndodhë për momentin. Pra, të bësh momentin magjik, ndërkohë që kamera xhiron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA