Rihanna-s i ndalohet jeta e natës

03/11/2011 00:00

Telashet shëndetësore nuk kanë kursyer as këngëtaren Rihanna. Mjekët e
kanë urdhëruar që të heqë dorë kategorikisht nga jeta e natës deri në
rikuperimin e saj të plotë. Këngëtarja u detyrua të kalonte pak kohë në
spital dhe për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ajo anuloi edhe
një koncert të paraparë të mbahej në Suedi këtë të hënë.

Mediat raportuan se shkak i këtij shtrimi në spital ishte një grip i lehtë por që tani do i duhet të heqë dorë nga jeta e natës nëse do të vijojë qetësisht turneun e saj botëror. Burime pranë këngëtares bëjnë me dije se mjekët e kanë këshilluar që ndërkohë që është në turne, të evitojë maksimalisht festat e shfrenuara pasi shëndeti i saj është në rrezik.

Tabloidi britanik “The Sun” citon një burim i cili tregon se, “shkak i sëmundjes së Rihanna-s ka qenë veshja jo e përshtatshme në temperatura të ulëta, çka ka shkaktuar sëmurjen e saj. Ajo qëndron e zhveshur jo vetëm në skenë por edhe në studio e gjatë jetës së natës dhe kjo ka bërë që shëndeti i saj të jetë në rrezik. Mjekët i kanë kërkuar të heqë dorë nga argëtimi dhe të kujdeset për veten”-përfundoi burimi i cituar nga “The Sun”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB